ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u përpoq disa herë të shmangte pyetjen direkte të përsëritur nga paneli i studios

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, iu shmang mbrëmjen e djeshme në emisionin "Top Story" pyetjes së drejtpërdrejtë nëse ishte ai personi i parë në videon pranë lumit të Lanës.
Paneli i studios e pyeti në mënyrë të përsëritur. Bëhej fjalë për momentin kur ai u kundërshtua dhe u sulmua nga një grup protestuesish që nuk e donin në mesin e tyre.
Për tensionet gjatë protestës dhe pamjet e regjistruara pranë Lanës, Balliu fajësoi Policinë e Shtetit dhe strukturat Operacionale. Ai akuzoi edhe segmente politike rivale. Në shënjestër ishte edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të cilin e fyeu gjatë debatit.
Edhe pse nuk dha një mohim të qartë, shmangia e vazhdueshme ndaj pyetjeve të moderatores dhe të ftuarve la të kuptohej e kundërta. Pamjet tregojnë një person që kalon Lanën me vrap, i lagur dhe në gjendje frike, i cili sipas videos rezulton të jetë vetë Balliu.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.