ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gazetari Esido Barkaj ka reaguar ashpër ndaj sulmeve dhe kërcënimeve që, sipas tij, gazetarët po përballen gjatë protestave të ditëve
**VIDEO/ Esido Barkaj për dhunën ndaj gazetarëve: Na godasin, pastaj luajnë rol viktime**
Gazetari Esido Barkaj dha një reagim të ashpër ndaj sulmeve dhe kërcënimeve që, siç thotë ai, po i trondisin gazetarët gjatë protestave të këtyre ditëve në Tiranë. Në një postim përmes rrjeteve sociale, ai denoncoi sjelljen e disa protestuesve, duke i akuzuar se fyejnë dhe provokojnë punëtorët e medias për t'i ndezur më pas kamerat dhe për t'u shfaqur si viktima.
“Kjo video tregon vetëm gjysmën e të vërtetës. Pjesa tjetër është ajo që nuk duan ta shohë askush”, shkroi Barkaj, duke iu referuar një incidenti me një protestuese.
Gazetari tregoi se vajza në fjalë fillimisht kishte fyer kolegen e tij, Sarën A. Demushi, ndërsa më pas sulmoi edhe vetë atë, pasi ai kishte ndërhyrë për ta mbrojtur.
“Ne nuk e kemi detyrë të marrim leje nga protestuesit për të bërë gazetari, për të folur apo qeshur me efektivë të policisë. As nuk do të pranojmë që dikush të na diktojë se me kë duhet të flasim, çfarë duhet të raportojmë dhe si duhet ta kryejmë punën tonë”, theksoi Barkaj.
Ai ngriti edhe një sërë incidentesh të tjera të ndodhura gjatë protestave. Barkaj përmendi goditjen e gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, si dhe sulmet me gurë ndaj gazetarëve Sokol Dema nga Report TV dhe Besar Bajraktaraj nga Klan News.
Sipas tij, nëse këto sulme mbi gazetarët vazhdojnë pa asnjë reagim, atëherë duhet të hapet një diskutim serioz edhe për mundësinë e një bojkoti të koordinuar të mediave ndaj raportimit të protestave.
“E drejta për të protestuar nuk është e drejtë për të dhunuar. Zemërimi nuk është justifikim për fyerjen. Dhe protesta nuk mund të shndërrohet në një hapësirë ku gazetarët të trajtohen si shënjestër”, tha Barkaj.
Në fund, gazetari dha një mesazh të prerë për ata që përpiqen të intimidojnë median:
“Nuk do të heshtim për të shmangur zemërimin e askujt. Nuk do të ulim mikrofonin për t'i bërë qejfin askujt. Dhe nuk do të pranojmë që frikësimi të bëhet mënyrë për të kontrolluar median.”
Ndërkohë, ai publikoi edhe videon e incidentit:
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.