ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Finlanda ndëshkon Shqipërinë, kuqezinjtë e pësojnë nga goditja e dënimit. Në minutën e 71, Walta mposhti përsëri Sherrin me harkimin

VIDEO/ Përmbysje finlandeze ndaj Shqipërisë, Walta protagonist sërish nga gjuajtja e lirë
Kuqezinjtë u ndëshkuan sërish nga goditja standarde. Në të 71-ën, Walta e mposhti për herë të dytë Sherrin dhe topi përfundoi në rrjetë. Kështu nordikët e kthyen ndeshjen në favorin e tyre.
Fraksioni i parë ishte mbyllur 1-1.
Të besuarit e Rolando Maran e nisën takimin në mënyrë ideale. Iu deshën pak çaste për të kaluar përpara. Në të 4-ën, Asllani harkoi nga këndi dhe Manaj shënoi me kokë.
Pas golit, Shqipëria mbajti kontrollin e lojës dhe të rezultatit. Episodi kyç ndodhi në të 22-ën. Berisha ndërhyri jashtë zonës së rreptësisë. Arbitri nxori menjëherë kartonin e kuq. Kuqezinjtë vazhduan me një futbollist më pak.
Finlanda e shfrytëzoi shpejt superioritetin numerik. Katër minuta më vonë erdhi barazimi. Në të 26-ën, Leo Walta e goditi ulët një gjuajtje të lirë. Sherri u mposht dhe shifrat u bënë 1-1.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.