ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen disa protestues të neutralizuar nga policia në një ambient të mbyllur,

Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen disa protestues të neutralizuar nga policia në një ambient të mbyllur, ka sjellë reagimin e Policisë së Tiranës.
Përmes një njoftimi zyrtar, uniformat blu kanë sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe vendin ku janë filmuar personat. Sipas policisë, ata nuk ndodheshin në dhomat e shoqërimit të komisariateve apo në ambientet e bllokut të sigurisë.
Pamjet tregojnë momentin e parë të neutralizimit të tyre në flagrancë nga shërbimet e policisë. Autoritetet pretendojnë se personat po tentonin të hynin në një institucion shtetëror dhe po sulmonin efektivët.
Pas ndërhyrjes, ata janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
REAGIM I DREJTORISË VENDORE TË POLICISË TIRANË
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës sqaron opinionin publik se:Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.