ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur në një sulm me armë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën Lenorman, në

### Sulm me armë zjarri në Athinë, shqiptar plagosur me dy plumba në bark
Mbrëmja e së premtes, një shqiptar 36-vjeçar u plagos rëndë pas një sulmi me armë zjarri në rrugën Lenorman, në lagjen Kolonos të Athinës.
Sipas deklaratave të policisë, rrethanat e plotë të ngjarjes akoma nuk janë të qarta. Megjithatë dyshohet se para sulmit, i lënduari ka pasur konflikt me dy persona të tjerë.
I lënduari u transportua me urgjencë në spitalin Attikon, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor. Gjendja shëndetësore e tij vlerësohet si kritike, me dy plagë me plumba në zonën e barkut.
Në lidhje me ngjarjen, forcët e rendit kanë ndaluar dy persona, por identiteti i tyre ende nuk zbuluar. As identiteti i plotë i të plagosurit nuk dihet për momentin.
Deri në këtë moment, nuk ka informacione të konfizuara mbi motivet e sulmit apo përmirësimet e gjendjes shëndetësore të 36-vjeçarit.
Sipas informacioneve të fundit, sulmi ka ndodhur në sheshin pranë kishës së lagjes. Pas plagosjes, 36-vjeçari ka arritur të largohet me vrap nga vendi i ngjarjes, duke mbërritur në automjetin e tij të parkuar rreth 150 metra më larg.
Policia e gjeti të plagosur rëndë brenda makinës, me dëmtime të dukshme në zonën e barkut. Ai u transportua me ambulancë drejt spitalit Attikon në Athinë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.