ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Për Anis Mehmetin pritja mori fund. Mesfushori i kombëtares shqiptare më në fund është hedhur në fushën e lojës si

Pritja e gjatë e Anis Mehmetit më në fund ka përfunduar.
Mesfushori i kombëtares shqiptare u hodh në fushë si titullar për herë të parë këtë sezon, në raundin e 1/16 të finaleve të Kupës së Ligës. Kundërshtari ishte fituesi i Premier Ligës, Arsenali, dhe megjithëse skuadra e tij, Ipswich, u eliminua, Mehmeti la shenjë të pashlyeshme.
Lojtari 25-vjeçar, që kishte qëndruar jashtë formacionit në ndeshjet e para të kampionatit, u ngarkua me përgjegjësi nga trajneri për ballë me “Topçinjve” e Londrës. Ai u përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në pjesën e dytë, mesfushori arriti të realizojë golin e tij të parë në duel, duke i treguar stafit teknik se mundësia që iu dha nuk ishte e rastësishme. Goli erdhi si një mesazh i fortë për trajnerin, i cili kishte vendosur ta linte jashtë gjatë kësaj periudhe.
Edhe pse goli nuk mjaftoi për kualifikim, ai ka rëndësi të madhe për karrierën e Mehmetit. Me shumë gjasa, kjo paraqitje do ta detyrojë trajnerin të rishqyrtojë vendimet e tij dhe t'i besojë minutat e nevojshme ndaj mesfushorit kuqezi në ndeshjet e ardhshme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.