ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku

Pamjet video tregojnë ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, teksa mbërrin në Pallatin e Brigadave për të dorëzuar letrat kredenciale. Atje e priti Presidenti Bajram Begaj.
Ceremonia i hap rrugën ushtrimit zyrtar të mandatit, duke shënuar nisjen e detyrës së tij si kryediplomat amerikan në Shqipëri.
Pas përfundimit të formalitetit protokollar palët pritet të zhvillojnë një bisedë kokë më kokë në Pallatin e Brigadave.
Wendt u nominua nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe mori votëbesimin e Senatit të SHBA-së më 6 gusht.
Diplomati amerikan numëron mbi 34 vjet karrierë aktive në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara. Gjatë kësaj periudhe ka mbajtur një sërë detyrash në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.