ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Edmond Jatagani, i arrestuar më herët për akte dhe thirrje për dhunë gjatë protestave, është autori i një telefonate që

Edmond Jatagani, i arrestuar më herët për akte dhe thirrje për dhunë gjatë protestave, është autori i një telefonate që ka alarmuar Policinë e Tiranës që në orën 06:30 të kësaj të hëne, në ditën e parë të shkollës.
Më pas ka regjistruar një video në ambientet e jashtme të shkollës “Emin Duraku” në kryeqytet, ku tregon hollësisht se çfarë kishte bërë.
Pa hezituar, videon e ka postuar në rrjetet e tij sociale.
“Atëherë, sapo mora Policinë e Shtetit te 112, për të denoncuar faktin për terrorizëm me lëndë shkatërrimi në masë në shkolla. Jam te shkolla “Emin Duraku” për të denoncuar faktin e terrorizmit. Të shikojmë për sa do të vijë dhe uroj çdo prind të bëjë të njëjtin veprim për të ruajtur fëmijën e vet. Jam në kryqëzimin e shkollës, ta shikojmë për sa vjen patrulla për terrorizëm në shkolla. Ja shikoni, lulet janë gati për mësuesit! Dera është e mbyllur! Trafik nuk ka, rrugët janë bosh…Policia sapo zgjoi rojen e shkollës. Qenka një familjar. Kanë kaluar rreth 2 minuta dhe Policia nuk duket akoma. Trafik nuk ka, rrugët bosh! Terrorizëm në shkolla”, shprehet ai në video.
Menjëherë pas telefonatës, forcat e policisë janë angazhuar për verifikimin e informacionit. Pas kontrolleve në ambientet e shkollës, nuk është konstatuar asnjë lëndë plasëse, duke rezultuar se telefonata ishte e rreme, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.
Pas hetimeve, Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e telefonatës. Ai është arrestuar nga Policia, në bashkëpunim me shërbimet e Antiterrorit.
47-vjeçari akuzohet për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
document.createElement('video');
https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/09/Ja-shikoni-lulet…-47-vjecari-qe-alarmoi-Policine-per-bombe-ne-diten-e-pare-te-shkolles.mp4
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.