ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Miguel Angel Felix Gallardo, një nga bosët më famëkeq të drogës në historinë e Meksikës vdiq të dielën, në 15

Miguel Angel Felix Gallardo, një nga bosët më famëkeq të drogës në historinë e Meksikës, vdiq të dielën në 15 nëntor, në moshën 80 vjeçare.
Ai konsiderohet arkitekti i trafikut modern të drogës në vend. Ai marrë nofkat “Kumbari” dhe “Shefi i Bosëve”. Themelesi i kartelit të Gualadajarës, nga i cili dolën disa nga organizatat kriminale më të fuqishme të Meksikës, vdiq në një spital. Kjo ndodhi për shkak të dështimit të shumëfishtë të organeve. Ai kaloi 37 vitet e fundit të jetës në burg.
Aktivitetet e tij kriminale ishin të lidhura me zhvillimin e rrugëve kryesore të trafikimit të kokainës në Shtetet e Bashkuara. Ai bënte aleancë me kartelet kolumbiane dhe vras në një agjent amerikan që shkaktoi një krizë diplomatike midis Uashingtonit dhe Meksikës.
Felix Gallardo u transferua të premten, më 13 nëntor, nga burgu i sigurisë së lartë. Ai mbahej në shtetin e Jaliscos në një spital privat në Guadalajara, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Sipas një deklarate nga autoritetet lokale të sigurisë, vdekja e tij ndodhi të dielën, afërsisht në orën 14:00 sipas orës lokale, për shkak të dështimit të shumëfishtë të organeve.
80-vjeçari vuante prej vitesh nga probleme serioze shëndetësore, përfshirë tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin. Ai kishte humbur shikimin në njërin sy, ishte pothuajse i shurdhër dhe nuk mund të ecte pa ndihmë.
Që në vitin 2022, presidenti i atëhershëm meksikan, Andrés Manuel López Obrador, kishte deklaruar se i burgosuri famëkeq ishte në “gjendje shumë të keqe”. Një gjyqtar kishte miratuar transferimin e tij në arrest shtëpiak, por problemet teknike me pajisjen elektronike të monitorimit që do t’i vendosej në kyçin e këmbës penguan zbatimin e vendimit. Avokatët e tij kishin kërkuar vazhdimisht lirimin e tij në kushte kufizuese, duke përmendur moshën e tij të avancuar dhe përkeqësimin serioz të shëndetit.
Miguel Ángel Félix Gallardo lindi në vitin 1946 në Culiacan, në shtetin e Sinaloa në Meksikën veriperëndimore. Kjo ishte një zonë që në dekadat në vijim do të bëhej sinonim me aktivitetet e karteleve të drogës. Përpara se të përfshihej në krimin e organizuar, ai kishte punuar si oficer policie dhe truprojë për një guvernator lokal. Ngritja e tij në botën e trafikimit të drogës filloi në vitet 1970, kur ai filloi të organizonte rrjete trafikimi që u zgjeruan gradualisht në të gjithë vendin.
Së bashku me trafikantë të tjerë të fuqishëm, ai themeloi Kartelin Guadalajara, duke krijuar një nga organizatat e para të mëdha dhe të centralizuara kriminale në Meksikë. Organizata ishte e vendosur në kryeqytetin e shtetit të Jalisco, një qytet që po zhvillohej me shpejtësi në një qendër të rëndësishme ekonomike në atë kohë. Felix Gallardo fitoi nofkën “shefi i shefave” pasi arriti të koordinonte grupe të ndryshme kriminale dhe të organizonte një rrjet të gjerë trafikimi droge.
Ndikimi i tij u rrit ndjeshëm në vitet 1970 dhe 1980, kur Karteli i Guadalajarës filloi të transportonte kokainë në Shtetet e Bashkuara në një shkallë të paparë. Félix Gallardo luajti një rol kyç në formimin e aleancave me bosët kolumbianë të drogës, përfshirë Kartelin Medellín të Pablo Escobarit. Ky partneritet e shndërroi Meksikën në një korridor të madh për kokainën nga Amerika e Jugut në tregun amerikan. Rrjeti kriminal përdori ryshfet për të siguruar mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar, ndërsa prezantoi metoda të reja transporti, të tilla si përdorimi i avionëve të vegjël për të transportuar drogë në distanca të gjata.
Një tjetër bashkëpunétor i rëndësishëm i tij ishte Rafael Caro Quintero, një tjetër bos i fuqishëm droge i kohës. Shpërbërja e Kartelit të Guadalajarës më vonë i dha jetë organizatave të tjera të fuqishme kriminale, përfshirë Kartelin Sinaloa. Struktura e krijuar nga Félix Gallardo ndihmoi në formësimin e krimit të organizuar modern në Meksikë, ndërsa konfliktet mbi kontrollin e rrugëve të trafikimit të drogës u lidhën me qindra mijëra vdekje dhe zhdukje në dekadat në vijim.
Një nga rastet që shënoi aktivitetin kriminal të Felix Gallardo ishte rrëmbimi dhe vrasja, në vitin 1985, e Enrique “Kiki” Camarena, një agjent i Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Ligjit për Drogën (DEA). Së bashke me Camarena, ishte rrëmbyer dhe vrarë edhe piloti meksikan Alfredo Savalas Abelard. Vrasja e agjentit amerikan shkaktoji një përballje serioze diplomatike midis SHBA-së dhe Meksikës, me Uashingtonin që ushtronte presion të madh për arrestimin dhe ndëshkimin e atyre që ishin përgjegjës.
Felix Gallardo u arrestua në vitin 1989 dhe u dënua me 40 vjet burg për vepra penale që lidhen me trafikun e drogës dhe posedimin e paligjshëm të armëve. Ndërsa ishte tashmë në burg, ai u përball me akuza të veçanta penale për rrëmbimin dhe vrasjen e Camarena dhe Savalas Abelard. Në vitin 2017, një gjykatë federale e shpalli fajtor dhe e dënoi me 37 vjet burg shtesë. Ai mohoi çdo përgjegjësi për vrasjet deri në fund.
Në vitin 2021, në një nga paraqitjet e tij të fundit publike, Felix Gallardo dha një intervistë nga burgu për rrjetin televiziv amerikan në gjuhën spanjolle Telemundo. Ai ishte tashmë pothuajse i shurdhër, kishte humbur shikimin në njërin sy dhe po përballej me probleme serioze të lëvizshmërisë. Pavarësisht dënimeve të tij, ai vazhkoi të mbante pafajësinë e tij. “Kanë kaluar 32 vjet… Është një përjetësi për një njeri që nuk kreu asnjë krim”, tha ai.
Historia e ngritjes dhe rënies së tij u bë më e njohur për audiencën ndërkombëtare përmes serialit të njohur të Netflix-it “Narcos Mexicos”, i cili u shfaq premierë në vitin 2018. Rolli i Felix Gallardo-s u luajt nga aktori meksikan Diego Luna, me serialin që përshkruante krijimin e kartelit të Guadalajara-s, zhvillimin e rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës dhe konfliktin me autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit.
Vdekja e tij, pas 37.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.