ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
I riu Erjon Vishkulli i është nënshtruar këtë të mërkurë një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali, pas plagosjes me plumb

I riu Erjon Vishkulli i është nënshtruar këtë të mërkurë një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali, pas plagosjes me plumb gome në sy gjatë protestës studentore të mbajtur më 24 tetor në Tiranë.
Operacioni po kryhet në spitalin universitar “Policlinico Agostino Gemelli” në Romë, nën drejtimin e specialistit të kirurgjisë okulistike, profesor Stanislao Rizzo. Kjo është ndërhyrja e dytë për 28-vjeçarin, pas operacionit të parë të realizuar më 28 tetor nga i njëjti ekip mjekësor.
Vishkulli u dërgua drejt Italisë për trajtim të specializuar me synim rikuperimin e dëmtimit në syrin e majtë dhe ruajtjen e shikimit. Ndërhyrja kirurgjikale është ende në zhvillim, ndërsa priten detaje të mëtejshme mbi ecurinë e shëndetit të tij.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.