ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Indrit Fortuzi ishte pjesë e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN Albania” përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë. Ish-sulmuesi i njohur i Tiranës ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për faktin se nuk ishte bërë pjesë e 100 vjetorit të klubit kryeqytetas. Ai u shpreh se gjatë një emisioni të dedikuar 1

Indrit Fortuzi ishte pjesë e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN Albania” përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë. Ish-sulmuesi i njohur i Tiranës ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për faktin se nuk ishte bërë pjesë e 100 vjetorit të klubit kryeqytetas. Ai u shpreh se gjatë një emisioni të dedikuar 100 vjetorit të klubit Tirana, emri i tij nuk u përmend në asnjë çast. Sigurisht që kjo ka sjellë pakënaqësi te ai, duke qenë se është golashënuesi më i mirë i bardhebluve në derbi dhe në Kupat e Europës. Kontributi i tij për Tiranën është mjaft i çmuar, prandaj Fortuzi ka mbetur i çuditur nga fakti se nuk e dëgjoi emrin e tij në asnjë moment.
“Është e vertetë. Jam golashënuesi më i mirë në derbi dhe në Kupat e Europës. Para ca ditësh pashë një emision për 100 vjetorin e klubit Tirana dhe nuk ishte përmendur emri im. Më bëri përshtypje se si një klub aq i madh si Tirana, ku përmenden lojtarë si Stërmasi, dhe golashënuesi më i mirë i Kupave të Europës dhe golashënuesi më i mirë në derbi nuk përmendet. U çudita shumë. Si ka mundësi? Njerëzit mund të kenë pakënaqësi me presidentin, me trajnerë, me lojtarë e me njëri-tjetrin, por historia është histori dhe duhet të shkruhet.
Por do ta diskutoj me kolegët e mi kur të shkoj në Tiranë, pasi pashë që edhe lotjarët dhe trajnerët që unë kisha luajtur nuk ma kishte përmendur asnjëri emrin. Nuk po e përmend për emrin tim. Është i vetmi klub që kërkon të trashëgojë historikun e vetë. Historia nuk zhbëhet. Si mund ta edukosh ti brezin që do të vijë. Siç thatë që Manaj do të kapi golat e Bogdanit, ashtu Xhixha do të kapi golat e Fortuzit. Historia është histori”, ka thënë Indrit Fortuzi./ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.