ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, Bledar Bakaj, 52 vjeç, i ndaluar tre ditë më parë si i dyshuar për

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, Bledar Bakaj, 52 vjeç, i ndaluar tre ditë më parë si i dyshuar për dhunën ndaj 67-vjeçarit Erver Gremaj, në Suk të Roskovecit.
Bakaj do të dalë sot para trupit gjykues, të përbërë nga prokurorja Oljana Gjergjefi dhe gjyqtarja Bora Shaholli, ku do të vendoset masa e sigurisë ndaj tij.
Në Komisariatin e Fierit, 52-vjeçari ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka abuzuar me 34-vjeçaren dhe se do të japë shpjegimet e tij në gjykatë.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 22:30 të së dielës, Bakaj, daja i deputetes së PS-së, Zegjine Çaushi, ka shkuar në banesën e 67-vjeçarit në Suk dhe dyshohet se e ka goditur atë me drapër në këmbë.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur pasi 52-vjeçari ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, pavarësisht se ndaj tij ishte caktuar një urdhër mbrojtjeje nga gjykata.
Mbi Bledar Bakajn rëndojnë veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Gjykata pritet të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj tij.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.