ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore të listës studentore “Studentët fitojnë”, me moton “Fitorja po thërret”, është mbajtur të enjten mbrëma në sheshin Slavija të Beogradit. Rreth orës 18:00, sheshi ishte mbushur me njerëz, të cilët ndezën flakadanë dhe dritat e telefonave, ndërsa një pjesë e tyre

Tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore të listës studentore “Studentët fitojnë”, me moton “Fitorja po thërret”, është mbajtur të enjten mbrëma në sheshin Slavija të Beogradit.
Rreth orës 18:00, sheshi ishte mbushur me njerëz, të cilët ndezën flakadanë dhe dritat e telefonave, ndërsa një pjesë e tyre brohorisnin “Vuçiq, ik!”.
Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi – Vuçiq e pranon se është duke humbur
Në tubim mori pjesë edhe rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiq, shkruan nova.rs.
Të pranishmit ndezën dritat e telefonave duke kënduar këngën “Za milion godina”. Gjithashtu, u dëgjua edhe kënga “Tri poljupca hoću ja”, e cila shoqëron fushatën e listës studentore.
Një pjesëmarrës tha se tubimi i kujtonte protestën masive të 15 marsit 2025 dhe se “mbante erë lirie”.
Një tjetër u shpreh se këtë herë kishte edhe më shumë njerëz sesa në protestën e marsit.
Qytetarët dhe studentët mbërritën në shesh në gjashtë kolona nga pjesë të ndryshme të Beogradit.
Gjatë ditës, kolona të organizuara u nisën edhe nga qytete të tjera të Serbisë, ndërsa sheshi Slavija dhe rrugët përreth u mbushën me njerëz para se të gjithë pjesëmarrësit të arrinin në destinacion.
“Askush nuk guxon të thotë jo”: Votuesit nga Kosova flasin për presionet para zgjedhjeve në Serbi
Në të njëjtën kohë, në Beogradin e Ri u mbajt tubimi parazgjedhor i Partisë Progresive Serbe (SNS), në sallën sportive “Ranko Zheravica”.
Tubimi nisi në orën 16:00, ndërsa të pranishmëve iu drejtua ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kryeson listën zgjedhore “Serbia e Bashkuar”.
Tubimi në sheshin Slavija shënon përmbylljen e fushatës së listës studentore para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.