ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se po ua ndalon qasjen në Shtëpinë e Bardhë rrjeteve televizive CNN dhe MS NOW, si dhe faqes së lajmeve Politico, duke i akuzuar këto media të mëdha për raportimin e “lajmeve të rreme” rreth administratës së tij. “Jam krenar të njoftoj se, me efekt të m

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se po ua ndalon qasjen në Shtëpinë e Bardhë rrjeteve televizive CNN dhe MS NOW, si dhe faqes së lajmeve Politico, duke i akuzuar këto media të mëdha për raportimin e “lajmeve të rreme” rreth administratës së tij.
“Jam krenar të njoftoj se, me efekt të menjëhershëm, po ua ndaloj qasjen në Shtëpinë e Bardhë lajmeve të rreme CNN, MS NOW (që së fundmi ndryshoi emrin nga MSNBC për shkak të mungesës së shikueshmërisë dhe besueshmërisë) dhe Politico-s… si rezultat i ‘raportimit’ të tyre të vazhdueshëm të lajmeve të rreme”, tha Trump në një deklaratë.
Trump pretendoi se Politico kishte marrë “një abonim të paligjshëm dhe qesharak prej 8 milionë dollarësh” nga qeveria amerikane gjatë mandatit të ish-presidentit Joe Biden, me qëllim që ta mbante median “gjallë”.
“Mua më duket si korrupsion”, tha ai.
“Mediat nuk duhet të jenë në gjendje të shkruajnë apo raportojnë vazhdimisht trillime dhe gënjeshtra kur raportojnë për presidentin e SHBA-së, administratën Trump apo SHBA-në. Do të pasojnë edhe media të tjera të lajmeve të rreme”, theksoi ai.
CNN, MS NOW dhe Politico deri më tani nuk i janë përgjigjur deklaratës së presidentit Trump. /AA/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.