ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër superyllin e NBA-së, LeBron James, duke e akuzuar për sjellje të pahijshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër superyllin e NBA-së, LeBron James, duke e akuzuar për sjellje të pahijshme dhe mosrespektim të vendit gjatë këndimit të himnit kombëtar në një ndeshje të fundit të basketbollit.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, të shoqëruar nga një video ku shihet basketbollisti duke lëvizur trupin gjatë ekzekutimit të himnit, Trump shprehu pakënaqësinë e tij të thellë.
“Ndërsa dëgjon Himnin tonë Kombëtar, LeBron James nuk e respekton vendin tonë,” shkroi Trump.
“LeBron James duhet t’u kërkojë falje të gjithë atyre Luftëtarëve dhe Heronjve të Mëdhenj Amerikanë që vdiqën për Flamurin Amerikan dhe për gjithçka që përfaqëson vendi ynë”, shtoi ai.
The post Trump kritikon LeBron James: Nuk tregoi respekt për SHBA-në gjatë himnit kombëtar appeared first on Euronews Albania.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.