ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nëse doni të jepni përshtypjen e një personi inteligjent, mund të mos keni nevojë të jeni personi më i zhurmshëm në turmë. Psikologu dhe eksperti i sjelljes Dr. Ali Fenwick veçoi tre strategji që mund të zbulojnë inteligjencën, por edhe t’ju bëjnë të dukeni më të zgjuar për të tjerët, shkruan Your T

Nuk është e nevojshme të jesh më i zhurmshmi në dhomë për t'u dukur inteligjent.
Këtë sugjeron psikologu dhe eksperti i sjelljes, Dr. Ali Fenwick. Ai ka veçuar tre sjellje që tradhtojnë zgjuarsinë, por që njëkohësisht ndihmojnë që të tjerët t'ju perceptojnë si më të mençur, shkruan Your Tango.
Së pari, dëgjimi më shumë sesa e folura.
Shumica e njerëzve e shijojnë bisedën. Të folurit krijon lidhje dhe forcon marrëdhëniet. Problemi shfaqet kur e vetmja synim bëhet vetëm të flasësh.
Kur dëgjon më tepër seç flet, hapësira për të mësuar zgjerohet. Secili ka histori, përvoja dhe njohuri të ndryshme. Prej tyre mund të marrësh gjithmonë diçka të re.
Njerëzit me inteligjencë të lartë janë të hapur të mësojnë nga të tjerët. Dëgjimi me vëmendje shpesh sjell më shumë respekt nga bashkëbiseduesi. Dhe kur zgjedhin të flasin, fjalët e tyre peshojnë më shumë. Pikërisht sepse kanë dëgjuar më parë.
Së dyti, vëmendja ndaj komunikimit joverbal.
Nuk ka rëndësi vetëm çfarë thua. Mënyra si e thua peshon po aq.
Për këtë arsye Fenwick këshillon kujdes ndaj “artit të komunikimit pa fjalë”.
Shikimi, mimika dhe detajet e vogla flasin shumë. Nëse dikujt i jep një lajm të hidhur duke buzëqeshur, ai mund të mendojë se nuk e ke seriozisht.
Të dallosh këto sinjale te tjetri është e rëndësishme. Po aq e rëndësishme është të kontrollosh mesazhet që përcjell vetë trupi yt. Të dyja janë thelbësore për një komunikim të suksesshëm.
Së treti, të shtiresh sikur nuk di gjithçka.
Kjo strategji duket më e çuditshmja. Fenwick sugjeron që në disa raste të “hiqesh si i paditur”.
Në pamje të parë këshilla tingëllon e kundërt me idenë e njeriut inteligjent. Por pikërisht kjo qasje mund të të mësojë shumë.
Nëse të gjithë e dinë se ti je më i zgjuari në dhomë, të tjerët bëhen të rezervuar. Ata druhen se po i gjykon. Ose se padituria e tyre do të vihet re menjëherë.
Nëse nuk përpiqesh të shfaqësh vazhdimisht sa di, bëhesh më i afrueshëm. Njerëzit ndihen më të lirë. Flasin më hapur me ty. Kështu mund të zbulosh më shumë sesa e prisje.
Me pak fjalë, zgjuarsia nuk është gjithmonë demonstrim njohurish. Ndonjëherë ndodh e kundërta. Të dëgjosh, të vëzhgosh dhe t’i lësh të tjerët të besojnë se nuk i di të gjitha, të ndihmon të kuptosh dhe të mësosh më tepër.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.