ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pas listës së grumbulluar për 4 ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, trajneri i Kombëtares, Roberto Maran, ka dalë

Pas publikimit të grupimit për 4 takimet e ardhshme në Ligën e Kombeve, trajneri Roberto Maran u nda në konferencë për shtyp. Gjatë takimit me mediat, ai ndaloi te lojtarët që nuk kanë pranuar ftesën e kuqezinjve.
Maran u shpreh se Grudën, Adri Mehmetin dhe Kurtulën i dëshiron te Shqipëria, por vendimi përfundimtar i takon tyre.
“Kam folur shumë qartë me Berishën, sepse është shumë e rëndësishme për mua, mjafton të jetë cilësor, nuk ka lidhje nëse është 17 apo 37. Është shumë portier i mirë, edhe po të ishte Strakosha pjesë, zgjedhja do të behej me meritë.
Gruda, Adri Mehmeti dhe Kurtulan? Të gjithë e dinë interesin tonë për ta, procedurat janë bërë, por gjithçka mbetet te zgjedhja. Le të flasim për ata që janë këtu me ne. Nuk ka qenë e lehtë për ta bërë këtë listë, ka edhe lojtarë të tjerë që mund të ishin grumbulluar, shpresoj të marrim më të mirën.
Në qershor janë bërë gjëra pozitive dhe negative, kemi marrë indikacione të rëndësishme, do të punojmë në çështje të ndryshme. Do mundohemi të përmirësojmë disa gjëra në këto ndeshje”, tha Maran.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.