ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Trajneri i Finlandës, Jakob Fris, ka pranuar se ekipi i tij ka vuajtur përballë Shqipërisë në ndeshjen që e fitoi

Trajneri i Finlandës, Jakob Fris, ka pranuar se ekipi i tij ka vuajtur përballë Shqipërisë në ndeshjen që e fitoi me shifrat 2-1 falë dy goditjeve të dënimit të Valta.
“Fillimi ishte me të vërtetë i vështirë. Shqipëria shënoi një gol të bukur me goditje standarte ndaj ishim menjëherë në ndjekje. Më pas gjërat nisën të ndryshojnë dhe gjithçka kishte të bënte me ne që mundoheshim të thyenim bllokun e ulët. Ndonjëherë mund të shënosh gola nga situata standarte, siç bëmë ne sot. Kjo është një ndihmë e madhe.
Ne morëm kryesimin 2-1 por pastaj gjërat u vështirësuan dhe u bëmë shumë të ngutur. U kapëm në situata tranzicioni dhe mendoj se lojtarë me pak më shumë eksperiencë nuk do të ishin gjendur në situata të tilla në momentet e fundit të ndeshjes. Ne kishim 3 lojtarë nën moshën 21-vjeçare në rreshtimin titullar. Unë nuk fajësoj askënd, por ndonjëherë duhet që të gjendesh në situata të tilla dhe t’i përballosh.
Ne kishim një qasje të mirë, por gjithashtu edhe punuam shumë. Nuk është e lehtë të thyesh një skuadër që luan me bllok të ulët. Ne kemi fitoren dhe do i gëzohemi për disa orë, pas të cilave do të fokusohemi në ndeshjen e radhës”, tha Fris për “Yle” pas përfundimit të ndeshjes.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.