ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një shkëmbimi zjarri mes tre personave dhe efektivëve të policisë italiani, në zonën e San Pietro di Cavarzere, në

Një shtetas i ri shqiptar ka mbetur i vdekur në provincën e Venecias, pas një shkëmbimi zjarri me policinë italiane. Ngjarja ka ndodhur në zonën e San Pietro di Cavarzere.
Sipas mediave italiane, agjentët kishin ardhur nga rajoni i Kampanias për të zbatuar dy urdhër-arreste. Gjatë ndërhyrjes situata ka degjeneruar në përplasje me armë. Njëri prej personave që kërkohej nga drejtësia humbi jetën.
Personi i dytë, që ndodhej në të njëjtin vend, u arrestua nga policia. I treti, gjithashtu i kërkuar dhe i armatosur, arriti të largohet. Ai u fsheh në zonat fushore përreth banesës së izoluar ku tre personat kishin gjetur strehim.
Pas arratisjes së tij, autoritetet italiane kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen. Në kërkime është angazhuar edhe një helikopter i policisë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.