ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Në një deklaratë nga paraburgimi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thotë se vendimi i Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Në një deklaratë të dalur nga paraburgimi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur se vendimi i Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së e tronditi thellë. Ai ka theksuar se procesi juridik duhet të ndjekë rrugën e vet.
Sipdasesëm, nderimi që na propozon Tirana nuk synon të zëvendësojë drejtësinë me politikë. Asparëndrithash, jo për të diktojë gjykatës se çfarë duhet të vendosë. Propozimi synon të shprehë mirënjohjen për kontributin historik të këtyre katër ish-drejtuesve të UÇK-së në udhëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetësisë.
Kryebashkiaku ka thirrur edhe kryetarët dhe këshillat bashkiake të qyteteve të tjera shqiptare që të ndërmarrin nisma të ngjashme. Në të njëjtën deklaratë, ai ka ndërruar edhe te situata e tij personale. Ai ka treguar se prej 19 muajsh ndodhet në izolim, pa mundësi reale për të ushtruar mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Por, sipas tij, çështja e Kosovës dhe kujtesa për luftën e saj për liri janë më të mëdha se drama e tij personale. “Tirana fatkeqësisht nuk mund t’ua japë dot lirinë,” shprehet Veliaj. “Por Tirana duhet t’i nderojë ata,” shtoi ai, duke mbyllur deklaratën me mesazhin se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi duhet të jenë nderi i kryeqytetit.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë, të dashur qytetarë të Tiranës, të dashur shqiptarë kudo që jeni.
Po bëj 19 muaj në izolim. Nëntëmbëdhjetë muaj pa mundësinë reale për të ushtruar mandatin kushtetues që më kanë besuar qytetarët e Tiranës me një rekord historik votash.
Vetëm pak ditë më parë u mor një tjetër vendim gjyqësor. Ishte një grusht institucional ndaj demokracsisë vendore. Mund të prisnit që sot t’ju flisja për këtë.
Por ka momente në jetën e një njeriu kur drama e tij personale bëhet e vogël, përpara një çështjee kombëtare.
Vendimi i dhënë në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit më ka tronditur thellë. Sigurisht, procesi juridik ka rrugën e vet. Drejtësia duhet të ndjekë deri në fund procedurat dhe standardet e saj. Por ne shqiptarët kemi edhe përgjegjësinë për të kujtuar.
Për të kujtuar si liria e Kosovës erdhi pas dekadash represioni, dhimbjeje dhe rezistence. Pas familjesh të dëbuara nga shtëpitë e tyre, jetësh të humbura dhe sakrificash të jashtëzakonshme. Pas vendimit të një populli për të mos pranuar më që fati i tij të përcaktohej nga të tjerët. Në atë histori, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka vendin e saj të lavdishëm, sikurse ushtarët e saj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ata janë katër burra që historia i vendosi në një prej kapitujve më të vështirë dhe më vendimtarë të Kosovës. Kam jetuar dhe punuar në Kosovë, e njoh nga afër Hashimin.
Ndaj sot dua që Tirana të flasë. Tirana është mjet vetëm kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, por edhe kryeqendra e shqiptarisë. Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do t’i propozoj Këshillit Bashkiak që: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës.
Sigurisht, jo për ta zëvendësuar drejtësinë me politikën. Jo për t’i treguar një gjykate se çfarë duhet të vendosë. Propozimi synon të ushtrojë të drejtën e qytetit tonë për të shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e vet për kontributin e tyre historik në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.
Tirana fatkeqësisht nuk mund t’ua japë dot lirinë. Por Tirana duhet t’i nderojë ata.
E nga Tirana, dua t’u drejtohem edhe kryetarëve dhe këshillave bashkiakë të qyteteve të tjera shqiptare, të nderojnë si Tirana. Pasi këta katër burra nuk janë pjesë vetëm e historisë së një qyteti. Ata janë pjesë e historisë së Kosovës dhe përmes saj, e historisë sonë shqiptare. Le t’u tregojmë familjeve të tyre se nuk janë vetëm. Le t’u tregojmë shqiptarëve të Kosovës se Shqipëria nuk e harron Kosovën. Le t’u tregojmë brezave që vijnë se një shoqëri mund të respektojë drejtësinë dhe njëkohësisht të ruajë kujtesen e vet historike.
Prandaj sot, nga vendi ku ndodhem, dua t’u them Hashim…
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.