ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video, përmes së cilës ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në aktivitetin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video, përmes së cilës ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në aktivitetin e vrapimit që do të zhvillohet në Tiranë më 24 dhe 25 tetor. Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje, duke i inkurajuar qytetarët të veshin atletet dhe të sfidojnë veten.
“Më 24–25 Tetor, rrugët e kryeqytetit kthehen në pistën më të madhe të vrapimit . Mos e lër për ‘vitin tjetër’. Vish atletet. Sfido veten”, shkruan Rama në postimin e tij.
Aktiviteti synon të sjellë në rrugët e kryeqytetit qytetarë dhe sportdashës për një fundjavë të dedikuar vrapimit dhe aktivitetit fizik.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.