ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Komiteti disiplinor i Dhomës së Avokatisë mbas mbledhjes së thirrur me urgjencë i pezulloi me dy vjet licencën avokatit Lefter

Licenca e avokatit Lefter Xhengo është pezulluar për dy vjet.
Vendimi u mor pas një mbledhjeje urgjente të strukturës disiplinore pranë Dhomës së Avokatisë.
Shkak u bë pjesëmarrja e tij në GJKKO. Ai nuk iu bind bojkotit të shpallur nga avokatia dhe u paraqit në seancën ku u shqyrtua masa e sigurisë ndaj Leli Kajës.
Ndërkohë mbledhja nuk është mbyllur. Në shqyrtim është edhe një rast tjetër. Bëhet fjalë për një avokat që, një ditë më parë, theu të njëjtin bojkot dhe u paraqit në gjykatë në seancën për masën e sigurisë ndaj Gerta Gjocit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.