ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Teuta ka marrë fitoren e 3-të në kampionat. Bregdetarët kanë mposhtur Vorën me shifrat 2-0. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 47 me autorësinë e Mesoma Umejiegos. Për të vulosur rezultatin në atë përfundimtar mendoi Pedro Martelo, i cili tundi rrjetën në minutën e 90. Tetua merr kështu tre

Teuta regjistron fitoren e tretë këtë sezon në Superiore, duke mposhtur Vorën me rezultatin 2-0. Një sukses që i dha bregdetarëve tre pikët e plota dhe e ngjit drejtues të përkohshëm të kampionatit.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola. Vetëm në minutën e 47-të, pas rifillimit të lojës, Mesoma Umejiego zhbllokoi shifrat për ekipin e tij. Goli i sigurisë erdhi shumë von, në minutën e 90-të, kur Pedro Martelo tundi rrjetën për të vendosur rezultatin përfundimtar.
Me këtë triumf, Teuta udhëheq përkohësisht renditjen në "Ahmet Xhafa Superiore" me 10 pikë. Trajneri Eglantin Gjushi sheh ekipin e tij të marrë kreun provizor, që i takonte deri dje ish-skuadrës së tij, Egnatias. Rrogozhinasit, megjithatë, kanë ende një ndeshje për të luajtur nga kjo javë, çka mund të ndryshojë situatën në krye.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.