ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, reagimi i parë nga Shqipëria erdhi nga shefi i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Balla hodhi poshtë vendimin gjyqësor, duke e cilësuar atë si të padrejtë. Ai theksoi se roli historik dhe kontributi i UÇK-së në procesin e çlirimit të Kosovës nuk mund të fshihen apo të anulohen nga një akt i tillë juridik.
"Ky vendim sot nuk është drejtësi. Nuk çbëhet dot historia e lavdishme e UÇK kështu. Padrejtësi!", shkroi Balla në postimin e tij.
Deputeti socialist bëri thirrje për unitet duke këmbëngulur se të gjithë shqiptarët duhet të dalin në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së. Ai shtoi se duhet shfrytëzuar çdo mundësi ligjore për të kundërshtuar këtë akt gjyqësor.
"Shqiptarët duhet të mbrojnë UÇK. Duhet të mbrojmë lirinë dhe çlirimtarët nga ky vendim i padrejtë. Duhet të gjejmë të gjitha rrugët juridiko-ligjore të çbërjes së këtij vendimi, sepse duhet të mbrojmë me çdo kusht identitetin tonë si komb", u shpreh ai.
Reagimi i këtij zyrtari të lartë politik vjen menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjykata në Hagë, çështje kjo që ka provokuar debate dhe shqetësim të thellë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri e më gjerë në hapësirën shqiptare.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.