ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nga Ardit Rada Teksa udhëtoja drejt qendrës me autobus urban, në stacionin e Porcelanit hipën 5 fëmijë jo më shumë

**Të gjithë fituan, përveç qytetarit**
Nga Ardit Rada
Në autobusin urban që më çonte drejt qendrës, në stacionin e Porcelanit hipën pesë fëmijë, asnjëri mbi 12 vjeç. Kapuçët e xhupave i kishin ngritur mbi kokë që në çastin e daljes nga shtëpia. Një pjesë e tyre e kishte nga adrenalina e betejës që i priste përpara Ministrisë së Arsimit. Të tjerë po përfitonin nga mungesa e çdo policie operative.
Për një çast mendova sa e lehtë do të ishte për Policinë t'i ndalte këta fëmijë një orë para protestës, pikërisht te autobusët që i çojnë në qendër. Askush nuk do të merrte në dorë gurin dhe molotovin e parë. Por kjo është temë më vete dhe nuk e shtjelloj këtu.
Fakti është se revolta i gjeti të kënaqur pothuajse të gjithë. Politikën, dhe aktorët e rinj që hynë në valle: pedagogët.
Protesta e Flamingove dhe ajo e tetorit kishin në dorë t'i bënin një nder të vërtetë këtij vendi. Të kërkonin atë që politika nuk guxon ta bëjë, ose më saktë nuk dëshiron ta prekë, sepse i prish status quo-në e vet. Energjia u shpërdorua e tëra duke kërkuar qeveri e parlament me letra me vrimë. Më pas protestuesit mblodhën një Kuvend të tyre, që nuk u mblodh më kurrë. Pastaj u përqendruan te Kuvendi me vezë në duar, duke sulmuar deputetët sipas parimit "ca të nënës e ca të njerkes". Sot protesta është më e kompromentuar se kurrë: vezët dhe molotovët kanë kursyer vetëm deputetët e PD
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.