ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar Sali Berishën përmes një postimi në rrjetet sociale, pas sulmit të këtij të fundit në

Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar Sali Berishën përmes një postimi në rrjetet sociale, pas sulmit të këtij të fundit në rrjetet sociale ndaj biznesit të ri që Luca inaguroi në Fier, “Rozafa Apollonia”.
Me nota ironike Luca shkruan se, sipas tij, Gazment Bardhi nuk do të jetë më “i vetmi demokrat” në Fier, pasi tashmë edhe ai do të rreshtohet krah tij.
“Doktor, tani e tutje në Fier nuk është Gaz Bardhi i vetmi demokrat, tani e tutje buzë më buzë me Gazin jam edhe unë…”, shkruan Luca me ironi.
Më tej, biznesmeni nuk kursen as thumbimet ndaj Berishës, duke e cilësuar veten si një “dorë të vjetër” dhe duke iu referuar “intrigave bolshevike”.
“Ashtu si ty jam dorë e vjetër, o doktori im, që nuk hoqe dorë nga intrigat bolshevike!”, përfundoi postimin e tij Luca.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.