ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ditën e sotme është shtyrë gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku shkak është bërë mungesa e avokatëve të

Seanca për Metën dhe Kryemadhin shtyhet, reagon kjo e fundit: Na u mohua e drejta për t'u mbrojtur
Gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit u shty ditën e sotme. Arsyeja ishte mungesa e avokatëve të ish-kreut të shtetit, të cilët po respektojnë bojkotin e shpallur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Menjëherë pas vendimit, Kryemadhi doli para mediave jashtë ambienteve të SPAK-ut. Ajo u shfaq e revoltuar. Tha se ishte e përgatitur të paraqiste mbrojtjen e saj. Sipas saj, bojkoti i avokatëve nuk mund të kthehet në penalizim për Metën. Theksoi se institucionet e drejtësisë u kanë cënuar të drejtën për t'u mbrojtur.
“Në rastin konkret qoftë nga unë qoftë nga Meta është shpërdoruar e drejta jonë nga institucionet e drejtësisë për tu mbrojtur. Përdorimi i shtyrjes iu bë për të pezulluar masat e zotit Meta për dy javë”, tha Kryemadhi.
Sipas saj, ajo që po ndodh me bojkotin shkon përtej një proteste të avokatisë. E konsideron pjesë të një skenari më të gjerë. Qëllimi, sipas saj, është frenimi i arrestimeve të tjera që priten.
“Çdo kriminal, çdo njeri që do arrestohet, pas 72 orësh do të dalë se s’ka avokatë, s’ka proces. Ky është skenar që mos të arrestohen njerëz të njerëzve të grupit të strukturuar të Sulltanit të madh. Këta të tjerët që na prishnin punë dhe na destabilizonin situatën politike, t’i mbajmë brenda. Unë e ndjeva e fyer. Avokatja ime ishte në sallë. Jemi në fazën e parashtrimeve ku unë shpjegoj. Pretendimet janë absurde.
S’mund të penalizosh Ilir Metën për bojkotin e avokatëve, nëse vendimi është i ligjshëm apo jo. I njëjti pretendim u ngrit dhe nga avokatja ime. Kërkova që të shtyhej një javë tjetër seanca, për një arsye timen shëndetësore. Unë u ndjeva kriminalisht e shfrytëzuar, pasi njerzillëku nuk ekziston. E dija se në politikë nuk ekzistonte njerzillëku, por mendoja se disa institucione ku kemi lënë fatin e jetës sonë në duar mund të kishte më njerzillëk.
Mbaj mend që më tha një protestues këtu para SPAK një ditë; mos ki frikë nga gjykimi nga kjo godinë këtu, por nga populli. Dhe e vërtetë, do vijë dita që të gjithë do të përgjigjen para popullit. Edhe ne politikanët dhe të gjithë të tjerët”, tha Kryemadhi. /TCH/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.