ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin dhe bashkëbisedimin e Kryeministrit Edi Rama me

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin dhe bashkëbisedimin e Kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në X, Ministri e cilëson takimin një bashkëbisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithçka që na bashkon.
Hoxha thekson se së shpejti, Shqipëria do të hapë Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, për ta sjellë shtetin më pranë qytetarëve, me shërbime konsullore më të mira, më shumë ndërveprim e mbështetje, si dhe lidhje më të forta ekonomike e tregtare me aktorët dhe autoritetet lokale e shtetërore, në funksion të interesave tona kombëtare.
“Jemi angazhuar dhe do të bëjmë gjithçka që shërbimi ynë publik të jetë, kudo ku ka nevojë, pranë shqiptarëve, sa më funksional dhe sa më efikas”, shkruan Hoxha.
Postimi i plotë i ministrit Ferit Hoxha:
“Detroit, Michigan – Një pritje e shkëlqyer dhe një takim i ngrohtë i Kryeministrit Rama me shqiptarët në Michigan, aty ku rreh fort një nga zemrat e mëdha të shqiptarisë, në një prej komuniteteve më të mëdha shqiptaro-amerikane, të mirëintegruar dhe të rrënjosur në jetën amerikane, por gjithmonë të lidhur fort me Atdheun.
Një bashkëbisedim i hapur dhe i drejtpërdrejtë për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithçka që na bashkon.
Së shpejti, Shqipëria do të hapë Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, për ta sjellë shtetin më pranë qytetarëve, me shërbime konsullore më të mira, më shumë ndërveprim e mbështetje, si dhe lidhje më të forta ekonomike e tregtare me aktorët dhe autoritetet lokale e shtetërore, në funksion të interesave tona kombëtare.
Jemi angazhuar dhe do të bëjmë gjithçka që shërbimi ynë publik të jetë, kudo ku ka nevojë, pranë shqiptarëve, sa më funksional dhe sa më efikas.
Sepse kudo ku janë shqiptarët, aty është edhe Shqipëria. Aty duhet të jetë edhe shteti shqiptar: pranë tyre, në shërbim të tyre dhe krah tyre, për të ruajtur, mësuar, zhvilluar e trashëguar gjuhën shqipe, për të ruajtur identitetin tonë, për të shpalosur ngjyrat kuq e zi, si dhe për të përcjellë brez pas brezi krenarinë për rrënjët tona.
Sepse largësia nuk e zbeh lidhjen me Atdheun: shqiptarët, kudo që jetojnë, janë pjesë e së njëjtës histori, e së njëjtës gjuhë, e së njëjtës zemër.
#SëBashku”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.