ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kur ka kaluar gjysma e vitit në protestë, nisur që nga “revolucioni flamingo”, të rinjtë kanë sjell në jetë disa lëvizje përtej sheshit kundra klasës së

Gjashtë muaj pas nisjes së “revolucionit flamingo”, protesta studentore nuk matet më vetëm me ditët e qëndrimit në shesh. Gjatë kësaj kohe të rinjtë kanë ngritur disa lëvizje që shkojnë përtej tubimit të përditshëm. Të gjitha janë në kundërshtim me klasën e vjetër politike.
Ajo që i dallon këto struktura është mungesa e një drejtuesi të vetëm. Objektivi i tyre është një organizim jopartiak, i hapur për të gjithë, ku secili student të ndihet i përfaqësuar.
“Studentët që janë pjesë e protestës po paraqesin programe të ndryshme, një prej tyre është lëvizja kombëtare, por është një grupim që aspiron krijimin e një partie politike. Pra janë disa rryma mendimi dhe ju takon studentëve të zgjedhin”, tha Amir Pëllumbi, student arkitekture.
Lëvizja studentore numëron tashmë mbi 2000 studentë të regjistruar. Plani i saj parashikon zgjedhjen e delegatëve për çdo universitet. Këta delegatë do të formojnë më pas Asamblenë Kombëtare, e cila do të vendosë për çdo qëndrim publik.
“Ideja është të mos ketë lider dhe Fakultetet të organizohen në mënyrë të pavarur dhe në bazë të kërkesave të realizohen demostrata. Fokusi është te protesta, jemi prej 6 muajsh që kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit dhe liderit të opozitës. Nuk mund të garojmë politikisht në një sistem të padrejtë se ne jemi kundra sistemit!”, tha studenti Pëllumbi.
Energjia e tyre nuk do të shpenzohet për ndërtim politik, përderisa kërkesa e protestës për dorëheqje mbetet e parealizuar. Prandaj fokusi tani është te festat e nëntorit.
“Tashmë po organizohemi për në datë 28-29 nëntor një protestë mbarëkombëtare që do të nis në orën 10:00, duam ta quajmë Nëntori i tretë!”, tha studenti.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.