ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Për demokratët 12 shtatori është dita ku nderohet dhe kujtohet Azem Hajdarin, që udhëhoqi protestat studentore për të përmbysur regjimin

Në kryeqytet, tek memoriai i kushtuar Azem Hajdarit, familjarët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike u mblodhën sot për t'i bërë homazhe liderit të vrarë. Data 12 shtator shënon 28 vjetorin e atentatit ndaj tij, figurës që udhëhoqi lëvizjen studentore për përmbysjen e diktaturës komuniste.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, e lidhi direkt memorjen e Hajdarit me betejën politike aktuale. Ai vlerësoi se kjo ditë duhet të ripërtërijë apelin për rezistencë. "Më shumë se kurrë është motiv, është motiv për t'u përballur me një regjim që tashmë është regjimi i krimit dhe i korrupsionit, me narko-regjimin e Edi Ramës," u shpreh Noka.
Në fjalimin e tij, ai citoi të ndjerin drejtpërdrejt. "Azem Hajdari sot bën apel, që ka vetëm një rrugë për të rrëzuar këtë regjim. Dhe ajo rrugë është përballja, qëndresa, beteja me ta, kryengritja, është rruga e vetme për të rrëzuar regjimin," tha Flamur Noka.
Ngjarja që shënoi fundin e tij mbetet e gidhshme në historinë politike. Mbrëmjen e 12 shtatorit të vitit 1998, Hajdari u ekzekutua pranë selisë së PD-së në Tiranë. Në atë kohë, ai mbante detyrën e deputetit dhe ishte lideri i spikatur i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990. Për simpatizantët e tij, vrasja klasifikohet pa ekuivokë si një krim me natyrë politike.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.