ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Presidenti i Paraguait, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra përmes procesit të fajësimit (impeachment) dhe është vendosur në arrest shtëpie,

Presidenti i Paraguait, Santiago Peña, u hoq nga detyra me proces fajësimi dhe u vendos në arrest shtëpie të premten, pasi banka digjitale Ueno Bank kollapsoi, duke lënë dyshime të rënda për lidhjet e saj me interesat private të biznesit të tij.
Votimi u mor unanimisht nga deputetët dhe senatorët, përfshirë edhe anëtarë të partisë së tij vetë, vetëm minuta pasi kriza financiare kishte thelluar në vend. Një ditë më parë, të enjten, Peña kishte ofruar dorëheqjen, por Senatit i refuzoi dhe zgjodhi shkarkimin, duke e akuzuar për shkelje të detyrës. Me këtë vendim, ai humbi edhe imunitetin e që i përket ish-presidentëve.
Rrenjat e kriazës gjenden në rrëzimin e Ueno Bank, të cilën e mori nën administrim Banka Qendrore. Mbyllja e saj blokoi aksesin tek kursimet dhe pensionat për rreth 3 milionë depozitues, duke shpërndarë protesta të shumta, veçanërisht në kryeqytetin Asunción.
Sipas akuzave që çuan në fajësimin, Peña ishte në konflikt interesi, kishte ndërhyrë në mbikëqyrjen rregullatore të bankës, devijuar fonde pensionesh dhe marrë pjesë në përpjekje për të fshehur përfshirjen e institucioneve shtetërore, përfshirë Bankën Qendrore. Dyshimet forcohen nga fakti se deri vitin e kaluar ai zotëronte aksione në kompaninë pronare të bankës. Peña mohon të gjitha akuzat dhe pretendon se nuk ka shkelur asnjë ligj.
Nga 45 senatorë, 44 votuan pro shkarkimit, njëri mungoi. Kryetari i Senatit, Basilio Núñez, shpalli se presidenti u gjet fajtor për neglizhencë në detyrat zyrtare.
Pas largimit, zëvendëspresidenti Pedro Alliana u betua president i përkohshëm deri në 2028. Në fjalimin e parë, ai u premtoi qytetarëve të dëmtuar se do të dëmshpërblehen plotësisht.
Senatori Rafael Filizzola e përshkroi rastin si skandalin më të madh të korrupsionit në historinë demokratike të vendit, theksojnë dëmtimin e rëndë të shtetit, qytetarëve dhe imazhit ndërkombëtar të Paraguait.
Peña pritet të pyetet të shtunën për shpërdorim të besimit, ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe përvetësim të fondeve. Lajmin e dha prokurora Silvia Margarita Gonzalez Vester.
Avokati mbrojtës, Ricardo Preda, e cilësoi akuzat si të pabazuara, të nxituara dhe të motivuara politike.
Të enjten, në një fjalim drejtuar kombit, Peña kishte shprehur keqardhje: «Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të tradhtoja besimin që më keni dhënë».
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.