ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gazetari Andi Kuri, mbështetës i protestave kundër qeverisë Rama, ka denoncuar se disa personazhe po pasurohen në kurriz të protestës,

Akuza për vjedhje të qindra mijëra eurove nga fonde të mbledhura në emër të protestave
Gazetari Andi Kuri, i cili mbështet protestat kundër qeverisë Rama, ka denoncuar se disa persona po përfitojnë nga këto protesta duke mbledhur para në emër të tyre, të cilat më pas i përvetësojnë në mënyra të ndryshme.
Sipas denoncimit, sharlatanë dhe mashtrues mbledhin fonde përmes platformës GoFundMe, me pretendimin se po ndihmojnë logjistikën e protestave për rrëzimin e qeverisë Rama. Kështu, sipas tij, gënjejnë dhe manipulojnë shumë shqiptarë, kryesisht në Diasporë, që besojnë se paratë do të shkojnë për financimin e protestave dhe jo në xhepat e disa rrufjanëve.
Kuri u bën thirrje shqiptarëve të mos u japin para këtyre personave, por t’u besojnë vetëm burimeve të sigurta, të besueshme dhe të konfirmuara, që tregojnë hapur se si shpenzohen fondet.
Që nga nisja e protestave të Flamingove, disa persona të etiketuar si mashtrues besohet se kanë mbledhur, vjedhur dhe pastruar qindra mijëra euro në emër të protestave për rrëzimin e qeverisë, përmes GoFundMe.
Ironikisht, sipas denoncimit, vjedhja e fondeve është mundësuar duke denoncuar aferat qeveritare, në kuadër të një strategjie për të bindur sa më shumë shqiptarë të kontribuojnë me para.
Ndër të tjerë, në këtë skemë përmendet edhe aktivisti Jurgen Shpërdhea, pjesë e protestave kundër qeverisë. Sipas pretendimeve dhe akuzave në rrjetet sociale, ai ka mbledhur dhjetëra mijëra euro si donacione në emër të protestës dhe më pas është larguar në Spanjë.
Akuza për përvetësim fondesh në emër të protestës ka artikuluar edhe aktivistja Gerta Shino. Sipas burimeve, strukturat e policisë po ndjekin dhe monitorojnë këto akuza, ndërsa pritet të nisë një hetim për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.