ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nga Artur Ajazi Termi apo fjala “kazan”nuk duhet nënkuptuar vetëm për median. Jo aspak. Media mbetet sektori vendimtar i informimit,

Nga Artur Ajazi
Termi apo fjala “kazan”nuk duhet nënkuptuar vetëm për median. Jo aspak. Media mbetet sektori vendimtar i informimit, ndonjëherë edhe dizinformimit. Por në përgjithësi “kazan”, merret edhe si etiketim i segmenteve dhe grupimeve të ndryshme politike, që nuk kanë as parti, as shoqatë, por vetëm portalin e rremë. Sikur Edi Rama, të merrej me “kazanin” (që ka vite që falë sistemit, lirisë dhe demokracisë, po shtohen si vemje), ne sot nuk do të ishim atje ku jemi. Sot nuk do të kishim shërbime të dixhitalizuara, sot nuk do të kishim sistemin më të përparuar në Europë mbi tenderimet, investimet, sot nuk do të kishim fare zhvillim të turizmit, sektorit të ndertimit, sistemit arsimor, shëndetsor, biznesit, etj. pra, sikur Rama të bëhej merak, çthoshte “kazani” mëngjes, dreke dhe darke, do të kishte harruar se ishte kryeministri vendit, dhe do të binte në kurthin e provincialëve.
Në 13 vitet e fundit, zbritën nga zonat rurale dhe jo vetem, shumë “studentë”, që edhe pse mbaronin shkollat me provime të mbartura, apo i merrnin ato me 100 deri 400 euro provimin, u kthyen në “portalistë”, dhe në gazetarucë. Kush ishte rruga më e shpejtë për të bërë bujë, gazetaria. Hajde të hapim një portal, të shpifim, të gënjejmë, të vëmë gjoba X apo Y, dhe jetojmë rehat. Kjo praktikë e yshtur edhe nga partiçka pa kryetarë, kryesi dhe anëtarë, sot rezulton se e ka dëmtuar shumë imazhin e vendit, dhe trazuar mëndjet e njerzve. Pa u gdhirë mirë, përhapnin pakin, “kazanët” sulmonin kryeministrin, ministrat, drejtorët, kryetarët e bashkive, deputetët, policinë, SPAK-un, GJKKO, veçanarisht bizneset. Duke ndjekur rrugëtimin e tyre përmes raportimeve “flash” nga njerëzit e tij të afërt, Edi Rama nuk tregonte kujdes dhe interes ndaj atyre që shkruheshin dhe lexoheshin, por thjesht i vuri ata përballë me ligjin. Nuk u kërkoi atyre as përgënjeshtrim, as falje, por thjesht i përballi ata me ligjin.
Dhe jo vetëm ata, por edhe “politikanët që lyejnë flokët me xhel”, dhe kukurisnin studiove, dhe hidhnin akuza që edhe CIA amerikane do ti kish zili. Kazani zjente, kazani vazhdon të zjejë edhe sot, por jo me atë intensitet. Zbatimi i ligjit, përmes hetimeve e vendimeve gjyqesore, ka krijuar sot terrenin e duhur, dhe i ka bërë poseduesit e “kazaneve” të jenë më të kujdesshëm. Ende pa u mbajtur samiti, takimi, mbledhjet dhe konferencat e shtypit mes Edi Ramës dhe titullareve të Bashkimit Europian, në lajmet e “kazanit”, do të lexoje “rezultatin e takimit, samitit, konferencës”. Do të lexoje se “ja çfarë do ti kërkojë Kaja Kallas ,Edi Ramës”, apo dhe se “Rama drejt braktisjes nga BE”, etj….
Dhe mendo tani, sikur Rama ti referohej, të merrej dhe të vinte “merakun” ndaj atyre që shkruante dhe titronte “kazani”, sot nuk do të kishim hapur fare asnjë kapitull me BE. Sot nuk do të kishim vajtje-ardhje të shpeshta të drejtuesve të BE, NATO-s, dhe organizmave të tjera europiane. Dhe se sot, dhe Edi Rama, nuk do të kishte këtë fuqi zëri, mendimi dhe gjykimi që ka në tryezat dhe takimet me kryeministrat dhe presidentët e vendeve kyçe të BE.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.