ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Përplasja në protestën përpara Ministrisë së Arsimit ka vijuar. Protestuesit që ndodheshin aty që në fillim të tubimit nuk kanë

Përplasja në protestën përpara Ministrisë së Arsimit ka vijuar.
Protestuesit që ndodheshin aty që në fillim të tubimit nuk kanë pranuar ardhjen e deputetëve dhe simpatizantëve të PD-së.
Ata kanë vijuar me thirrjet: “Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?” dhe “Opozita jemi ne”.
Nga ana tjetër, demokratja i ka bërë thirrje se kjo protestë ka nevojë dhe për opozitën.
Pranojmë vetëm aktivistët e PD-së dhe jo deputetët, thanë ata.
“Jemi ne studentët”, thirrën ata, teksa nuk munguan edhe parullat “Opozitë e shitur”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.