ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar mënyrën se si u menaxhua situata në Irak pas ndërhyrjes amerikane, duke e lidhur shkarkimin e strukturave të sigurisë me krijimin e grupit terrorist ISIS. “Ata i pushuan të gjithë nga puna në Irak – ushtarët, gjeneralët, policët. Nuk kishin askënd që ta

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar mënyrën se si u menaxhua situata në Irak pas ndërhyrjes amerikane, duke e lidhur shkarkimin e strukturave të sigurisë me krijimin e grupit terrorist ISIS.
“Ata i pushuan të gjithë nga puna në Irak – ushtarët, gjeneralët, policët. Nuk kishin askënd që ta drejtonte Irakun dhe kështu u formua ISIS-i”, tha ai.
Sipas tij, administrata amerikane ka nxjerrë mësime nga ajo përvojë dhe nuk do të përsërisë të njëjtën qasje.
SHBA-ja përfundon edhe zyrtarisht misionin në Irak
“Ne e bëjmë shumë ndryshe. Mësuam nga marrëzia e asaj që bënë në Irak”, u shpreh lideri amerikan.
Trump nuk dha më shumë detaje rreth masave konkrete për të cilat po fliste, por komentet e tij rikthejnë në vëmendje pasojat e vendimeve të marra pas rrëzimit të regjimit të Saddam Husseinit në vitin 2003.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se e kanë “përfunduar zyrtarisht” misionin e tyre kundër ekstremistëve në Irak, pas tërheqjes së trupave nga baza ajrore e Erbilit në rajonin e Kurdistanit. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.