ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Granit Xhaka prej ditësh është vënë në qendër të hetimeve nga prokuroria e Luzernës për falsifikim të çertifikatës së vaksinimit

Prokuroria e Luzernës ka hapur prej disa ditësh një hetim ndaj Granit Xhakës për dyshimet mbi falsifikimin e certifikatës së vaksinimit anti-Covid. Në fillim të tetorit mesfushori pritet të thirret për t'u marrë në pyetje nga organet hetimore.
Vetë futbollisti e ka pranuar shkeljen dhe ka kërkuar falje publike. Pas kësaj ai u la jashtë grumbullimit të Zvicrës për ndeshjet e Nations League.
Por dosja ndaj tij rrezikon të rëndohet. Telashet nuk mbarojnë këtu.
Sipas gazetës zvicerane "Tages-Anzeiger", Xhaka ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara me dokumentin e falsifikuar në korrik të vitit 2022. Në atë kohë ai luante ende për Arsenalin. Me këtë veprim dyshohet se ka mashtruar edhe autoritetet doganore amerikane.
Gjatë asaj periudhe, Shtetet e Bashkuara u kërkonin shtetasve të huaj të dëshmonin vaksinimin kundër Covid-19 përmes paraqitjes së një testi negativ. Edhe pse detyrimi për të shfaqur testin u shfuqizua më 12 qershor 2022, kufizimet për udhëtarët e pavaksinuar mbetën në fuqi deri në maj të vitit 2023.
Pikërisht për këtë arsye disa yje të Premier League nuk udhëtuan me klubet e tyre në turnetë verore në SHBA.
Chelsea, për shembull, i la në Londër N'Golo Kante dhe Ruben Loftus-Cheek. Manchester City udhëtoi gjithashtu pa Phil Foden, John Stones dhe İlkay Gündogan.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.