ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka arkëtuar 224.9 milionë lekë nga dhënia me qira

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka arkëtuar 224.9 milionë lekë gjatë januarit–tetorit 2026, nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Të ardhurat e shënuarnë një rritje prej 25.2% krahasuar me të njëjtën periudhë e vitit të kaluar, kur regjistruen 179.7 milionë lekë. Në vlerë absolute, arkëtimet rriten me 45.2 milionë lekë. Sipas të dhënave financiare të Agjencisë, përfaqësueshteti jote kaluar më i lartë se një vit më parë, duke arritur këtë rezultat në nëntë nga dhjetë muajt e analizuar.
Rritja më e madhe u regjistrua në muajin maj, me 23.7 milionë lekë të ardhura, ndërsa në gusht arkëtimet arritën në 29 milionë lekë, kundrejt 19.1 milionë lekëve nga një vit më parë.
Fondet e siguruara nga qirahënia synojnë të mbështesin dhe të fuqizojnë institucionet ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe të financojnë projekte për ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara. Përmes këtyre projekteve, asetet e sekuestruara dhe të konfiskuara synohet të kthehen në burime në shërbim të komunitetit dhe interesit publik.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.