ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Policia italiane ka sekuestruar mbi 414 kilogramë hashash, me një vlerë prej mbi 4 milionë eurosh, ndërsa në pranga ka

Policia italiane ka sekuestruar mbi 414 kilogramë hashash, me një vlerë prej mbi 4 milionë eurosh, ndërsa në pranga ka rënë një 29-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave italiane droga e cila u sekuestruan në Guidonia ishte gati për t’u shitur në qendrat e trafikimit të drogës në Romë dhe provincën përreth.
29-vjeçari shqiptar u ndalua ndërsa po përpiqej të ngarkonte disa valixhe të mëdha në bagazhin e makinës së tij. 98 kilogramët e parë të kanabisit u gjetën brenda valixheve. Hetimi vijoi më pas falë një grupi çelësash që iu gjetën të riut, të cilët rezultuan se hapnin disa ambiente të përdorura si depo në zonën e Guidonias dhe Romës.
Në njërën nga mjediset, një pjesë e konsiderueshme e lëndëve narkotike ruhej brenda frigoriferëve, të cilët u përdorën si depo magazinimi për drogën.
Gjatë kontrolleve në ambientet e ndryshme të të riut, përfshirë një garazh, u gjetën materialet e përdorura për paketimin e dozave dhe disa fletë të shkruara me dorë që përmbanin llogaritjen dhe numërimin e drogës.
Pas përfundimit të hetimit, sasia totale e drogës së sekuestruar tejkaloi 414 kilogramë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.