ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Shqipëria ka luajtur sot ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë përballur me Bjellorusinë në transfertë në një sfidë që do të përcaktonte edhe vendin e parë në grup. Ekipit tonë kombëtar i mjaftonte edhe një barazim, por siç tha edhe Marani përpara ndeshjes, në fushë do të luhej vetëm

Shqipëria ka luajtur sot ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë përballur me Bjellorusinë në transfertë në një sfidë që do të përcaktonte edhe vendin e parë në grup. Ekipit tonë kombëtar i mjaftonte edhe një barazim, por siç tha edhe Marani përpara ndeshjes, në fushë do të luhej vetëm për fitore.
Dhe në të vërtetë ashtu ndodhi. Shqipëria triumfoi bindshëm me shifrat 0-2. Manaj zhbllokoi shifrat në minutën e 28, ndërsa Hysaj vulosi shifrat përfundimtare në 0-2 me golin e shënuar në minutën e 57. Kuqezinjtë e mbyllën kështu grupin në vendin e parë me 15 pikë, duke dëshmuar në fushë se nuk janë një ekip për ligën C./ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.