ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nga Bjellorusia te San Marino. Koha për të analizuar dhe për të pushuar është e kufizuar. Pas fitores me bjellorusët

Kombëtarja shqiptare nuk ka kohë për pushim. Pas suksesit në shtëpi përballë Bjellorusisë, fokusi është zhvendosur direkt te ndeshja e ardhshme në UEFA Nations League. Kuqezinjtë janë rikthyer menjëherë në fushë për të përgatitur duelin me San Marinon.
Seanca e radhës u zhvillua te “Shtëpia e Futbollit”. Stafi teknik e organizoi punën duke e përshtatur programin sipas minutazhit dhe ngarkesës fizike të secilit lojtar. Futbollistët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Bjellorusisë ndoqën një program të dedikuar për rikuperimin fizik. Pjesa tjetër e grupit kreu stërvitje të plotë, me ngarkesë fizike, elemente tekniko-taktike dhe skema të ndryshme loje.
Kalendari është i ngjeshur dhe nuk i lë shumë kohë dispozicion Kombëtares për analiza të gjata. Të martën Shqipëria luan testin e dytë, në transfertë kundër San Marinos. Aty nuk pranohen justifikime, kërkohen me detyrim tre pikë.
Të hënën në mbrëmje, në orën 19:00, është parashikuar konferenca zyrtare për shtyp. Ajo do të hedhë më shumë dritë mbi planet e kuqezinjve për sfidën e radhës.
Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë luhet më 29 shtator, në orën 20:45. Pas triumfit ndaj Bjellorusisë, kërkohet një tjetër paraqitje pozitive dhe një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e Nations League. Objektivi final nuk ndryshon: vendi i parë në grup.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.