ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Shqipëria pëson disfatë 2-1 në Helsinki ndaj Finlandës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Sfida nisi mjaft mirë

Shqipëria pëson disfatë 2-1 në Helsinki ndaj Finlandës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, me Manajn që në minutën e 4-t realizoi me kokë, pas një topi perfekt të Asllanit.
Gjithsesi, gjërat nuk shkuan mirë për Shqipërinë, pasi në minutën e 22-të, portieri Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër, duke lënë Shqipërinë me një lojtar më pak. Finlanda përfitoi dhe barazoi me Leo Valtën nga goditja e dënimit.
Në pjesën e dytë, Finlanda shtoi presionin në kërkim të përmbysjes, ndërsa Shqipëria rrezikoi me kundërsulme, me Pilon që iu afrua golit, por vetëm kaq.
Finlanda përmbysi llogaritë dhe mori fitoren falë një tjetër goli të Valtës. Shqipëria renditet në vendin e dytë me 6 pikë, një më pak se Finlanda kryesuese.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.