ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nga Ilir Demalia Prej katër ditësh, Tirana është e kuqe, jo nga fishekzjarrët e festave, por nga flakët e dhunës

Shqipërisë i duhen paqe sociale dhe shtet ligjor i fortë
Nga Ilir Demalia
Prej katër ditësh Tirana duket e kuqe. Jo nga fishekzjarrët e festës. Por nga zjarri i dhunës dhe vandalizmit.
Ajo që po shihet në rrugë nuk mbulohet dot me të drejtën për protestë. Huliganizmi, prishja e pronës, grabitja e bizneseve dhe sulmet ndaj institucioneve nuk janë manifestim. Janë vepra penale. Ligji duhet t'i ndëshkojë.
Është e pamundur të identifikohet kushdo që bashkohet me studentët në rrugë. Po ashtu, nuk mund të quhet automatikisht student apo protestues paqësor çdo njeri që gjendet në turmë. I riu që ngrihet për të ardhmen e tij nuk ka lidhje me atë që thyen vitrina, hyn në dyqane dhe del me plaçka të vjedhura, qoftë pako patatinash apo telefona. Bëhet fjalë për dy botë të ndara. Askush nuk duhet t'i ngatërrojë për llogari politike.
Studentët dhe qytetarët e kanë të drejtën të kundërshtojnë korrupsionin, padrejtësinë dhe arrogancën e pushtetit. Por kush del për të vjedhur celularë dhe për të shkatërruar biznese nuk përfaqëson qytetarin e indinjuar. Ai shkel ligjin. E drejta për protestë është legjitime. Dhuna dhe vjedhja janë krim.
Pas këtyre akteve, sipas autorit, fshihen shërbime të huaja. Ato po shfrytëzojnë grupe politike dhe mediatike që veprojnë në bashkëpunim dhe koordinim. Jo vetëm me fqinjët në veri-lindje, të shfaqur si kapuçë të zinj me flamuj e xhupa me shqiponjë, por edhe me simbolet e Iranit në Maqedoni, me çallma dhe ferexhe.
Autori thotë se nuk beson kurrë që studentët janë ata kapuçë të zinj që shkatërrojnë dhe i vënë flakën Ministrisë së Arsimit. Ajo ministri nuk është pronë e ministres Kumbaro, më të përfolurës për korrupsion, dhe as e Partisë Socialiste.
Në këtë kontekst ai kujton se maqedonasit dogjën godinën ku u mbajt Kongresi i Manastirit për krijimin e alfabetit shqip, me At Gjergj Fishtën në krye. Atje burrat e Rilindjes dhe elita intelektuale i dhanë gjuhës shqipe alfabetin latin, me orientim perëndimor. Jo cirilikën sllave dhe as shkronjat turke.
Kjo lëvizje, që pritej dhe duket e mirëorganizuar me strategji e logjistikë guerile, synon ta gjunjëzojë Shqipërinë. Të frenojë zhvillimin ekonomik, demokratik dhe rrugën drejt integrimit europian. Është detyrë e shërbimeve që ta provojnë këtë me hetime dhe fakte.
Një gjë mbetet e qartë. Shqipëria nuk mund të pranojë që pakënaqësia qytetare të kthehet në mjet destabilizimi. Qoftë nga interesa të brendshme politike, qoftë nga lojtarë të jashtëm që përfitojnë nga dobësimi i shtetit shqiptar.
Në raste të tilla, shërbime të huaja së bashku me segmente të brendshme politiko-mediatike manipulojnë turmat.
Friedrich Nietzsche, në reflektimin e tij për turmën, vullnetin dhe përgjegjësinë e individit, paralajmëron për rrezikun kur njeriu i dorëzohet instinktit kolektiv dhe humbet gjykimin. Ideja e tij mblidhet kështu: kur forca ndahet nga arsyeja dhe përgjegjësia, ajo shndërrohet në shkatërrim.
Jemi në këtë pikë.
Brenda turmës, njeriu shpesh e ndjen veten më të fortë seç është në të vërtetë. Më të sigurt seç duhet. Dhe më pak përgjegjës për veprimet e veta. Manipulimi i masës, mungesa e përgjegjësisë dhe shfrytëzimi i zemërimit qytetar për interesa larg së mirës publike lënë pasoja afatgjata. Me kosto të rëndë financiare dhe politike.
Shqipëria ndodhet në një rajon me interesa gjeopolitike të ndërlikuara. Përpjekjet për të shfrytëzuar dobësitë tona nuk mund të përjashtohen. Por historia na ka mësuar diçka. Kur turma të përpunuara nga interesa të huaja, që historikisht kanë dashur ta shkatërrojnë Shqipërinë, bashkohen me segmente politike dhe fetare në shërbim të këtyre forcave për ta çuar vendin drejt kaosit, anarkisë e deri tek lufta civile, atëherë nuk ka më asnjë agjendë patriotike për jetë më të mirë. Ka vetëm shkatërrim të Shqipërisë. Ndërkohë rreziku më i madh për ndërhyrje nga jashtë mbetet dobësia që prodhojmë vetë. Korrupsioni, polarizimi dhe mosbesimi te institucionet.
Korrupsioni, klientelizmi, arroganca dhe mungesa e llogaridhënies e ushqejnë zemërimin qytetar. Por gabimet e qeverisë nuk mund të përdoren si justifikim për të djegur, plaçkitur dhe shkatërruar vendin. Asnjë qeveri nuk qëndron mbi ligjin. Por asnjë opozitë nuk ka të drejtë ta zëvendësojë demokracinë me dhunën e rrugës.
Edi Rama, me gjithë gabimet dhe përgjegjësitë e qeverisjes së tij, mbetet kryeministër i dalë nga procesi demokratik. Ndërrimi i pushtetit duhet të vijë përmes votës, institucioneve dhe ligjit. Jo përmes huliganizmit. Nëse ka shkelje, ato duhen hetuar. Nëse ka korrupsion, ai duhet ndëshkuar. Shkatërrimi i shtetit nuk korrigjon gabimet e shtetit.
Duhet pranuar një e vërtetë historike. Shqipëria doli nga diktatura pa përvojë demokratike të mjaftueshme. Me institucione të brishta. Me kulturë politike të deformuar nga autoritarizmi, mendësia fisnore, klientelizmi dhe trashëgimia fshataro-baj
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.