ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë me personel dhe një helikopter, do marrin pjesë në operacionin ushtarak ndërkombëtar “KFOR”, Kosovë. Vendimi

Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në misionin e KFOR-së me një kontingjent të re. Vendimi zyrtar u botua sot në Fletorën Zyrtare dhe vë në fuqi angazhimin e 17 ushtarakësh bashkë me një helikopter.
Baza do të jetë kampi "Bondsteel" në Ferizaj. Detyra kryesore e ekipit do të jetë mbështetja nga ajri e forcave të KFOR-it gjatë operacioneve të njohjes së terrenit, zbulimit dhe patrullimit.
Helikopteri do të shërbejë edhe për misione të tjera kritike. Ai do të përdoret për evakuime mjekësore (CASEVAC), operacione kërkim-shpëtim (SAR), transport të personaliteteve dhe trupave, si dhe për ndihmë popullore në emergjenca civile, sipas marrëveshjeve me Prishtinën.
Misioni do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2029. Personeli do të rotojë çdo tre muaj, ndërsa helikopteri do të mbetet në zonë deri në gjashtë muaj për çdo cikël. Koha e nevojshme për tërheqjen e kontingjentit të ri shtohet mbi këto afate.
Shpenzimet do të mbulohet nga Ministria e Mbrojtjes. Çdo ushtarak do të marrë 12 mijë lekë dietë ditore, përveç pagës bazë. Në kostot e përfshira hyjnë akomodimi, ushqimi, lavanteria, sigurimi jetësor dhe shëndetësor jashtë zonës, mbështetja mjekësore, shërbimet e telekomunikacionit dhe posta, transporti, si edhe shpenzime të tjera operative.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.