ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” do të depozitojë sot, në orën 10:00, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi 107 mijë firma në mbështetje të nismës për zhvillimin

“Shqipëria Bëhet” dorëzon në KQZ mbi 107 mijë firma për referendumin e dy ligjeve
Sot në orën 10:00, Lëvizja “Shqipëria Bëhet” do të dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi 107 mijë firma. Ato janë mbledhur në mbështetje të nismës për një referendum që kërkon të shfuqizohet ligji “Paketa e Maleve” dhe ai për “Investimet Strategjike”.
Pas dorëzimit, kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, së bashku me grupin nismëtar, do të mbajë një deklaratë për mediat.
Referendumi është mënyra që nisma parashikon që qytetarët të vendosin vetë për shfuqizimin e të dy ligjeve.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.