ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një aksident tragjik ka ndodhur në Kamboxhia, ku pesë vajza të mitura kanë humbur jetën pasi automjeti që po i

Tragjedi në Kamboxhia: 5 vajza humbën jetën pasi autobusi me nxënëse doli në pellg uji!
Një aksident tragjik ka shkaktuar vdekjen e pesë vajza të mitura në Kamboxhia, pasi autobusi që po i transportonte drejt shkollës doli nga rruga dhe përfundoi në një pellg të thellë me ujë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, 10 nëntor, në provincën Kandal, rreth 40 kilometra në veri të kryeqytetit Phnom Penh.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë, në automjet ndodheshin 26 nxënëse, të moshave 12 deri në 14 vjeç, të cilat po udhëtonin drejt shkollës ndërkombëtare BELTEI.
Bazuar në dëshmitë e mbledhura deri tani, një motoçikletë ka kaluar papritur përpara autobusit që po lëvizte me shpejtësi. Shoferi ka frenuar fort dhe ka tentuar të shmangë përplasjen, por ka humbur kontrollin, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në pellgun pranë saj.
Autobusi u fundos pjesërisht në ujë, duke e bërë të vështirë daljen e nxënëseve, pavarësisht se ishte vetëm pak metra larg bregut.
Pas aksidentit, bano të zonës nxituan të vihen në punë për të çliruar nxënëset që ishin bllokuar brenda autobusit. Disa prej tyre u nxorën nga uji dhe iu nënshtruan menjëherë manovrave të reanimimit kardiopulmonar. Megjithatë, pesë vajza nuk arritën të mbijetonin. Sipas policisë, ato humbën jetën si pasojë e mbytjes. Nga 26 nxënëset që ndodheshin në autobus, tre të tjera mbetën në gjendje kritike, ndërsa 18 pësuan lëndime të lehta.
Autoritetet kanë ndaluar shoferin 31-vjeçar për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit. Sipas hetimeve paraprake, shpejtësia dhe manovra e kryer për të shmangur motoçikletën dyshohet se kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të autobusit. Ndërkohë, drejtuesi i shkollës BELTEI ka shprehur tronditjen dhe dhimbjen për humbjen e pesë nxënëseve. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë për aksidentin tragjik.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.