ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Bota e futbollit vajton vdekjen e Jesús de Miguel, sulmuesi i CD Tenerife, i cili pësoi arrest kardiorespirator dje gjatë

Shkaktoi faullin vdekjeprurës të lojtarit të Tenerifes, Jesús de Miguel, portieri Jesús Owono në gjendje të rëndë psikologjike!
Bota e futbollit vajton vdekjen e Jesús de Miguel, sulmuesi i CD Tenerife, i cili pësoi arrest kardiorespirator dje gjatë ndeshjes kundër FC Andorra, gjë që çoi në shtrimin e tij në spital.
Këtë mëngjes, klubi njoftoi përkeqësimin e gjendjes së tij dhe më pas lajmëroi se 30-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Incidenti tragjik ndodhi pasi De Miguel u përplas rëndë me portierin e Andorrës, Jesús Oëono, i cili kishte dalë nga porta e tij.
Portieri i ekipit të Principatës e kishte monitoruar nga afër gjendjen e lojtarit të lindur në Madrid.
Sipas raportimeve në programin radiofonik Cope ‘El Partidazo’, përpara se të përhapej lajmi për vdekjen e De Miguel, portieri “ishte shumë i shqetësuar nga situata”.
Në radion “Cope”, përpara njoftimit të vdekjes së futbollistit, u raportua se në klubin e Andorra-s janë të shqetësuar për gjendjen psikologjike të portierit nga Guinea Ekuatoriale. “Kam dëgjuar që disa lojtarë thanë se është gjëja më e vështirë që kanë përjetuar ndonjëherë në një fushë futbolli. Mund ta imagjinoni, Jesús Owono… Andorra këmbëngul se faulli nuk kishte i qëllimshëm dhe se portieri nuk kishte dëshirë për të dëmtuar rivalin. Nuk është e këndshme për të që të dëgjojë stadiumin Heliodoro duke brohoritur ‘vrasës, vrasës!’ Ai e ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram”, thuhej në radio “Cope”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.