ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të shtunë ndeshjen e tretë të grupit në UEFA Nations League ndaj Finlandës, në

Kuqezinjtë luajnë këtë të shtunë ndeshjen e tretë të grupit në UEFA Nations League. Përballë do të kenë Finlandën në "Helsinki Olympic Stadium". Takimi nis në orën 15:00.
FSHF ka njoftuar të gjithë tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar në Finlandë dhe do të mbështesin Kombëtaren nga shkallët e stadiumit, lidhur me organizimin në ditën e ndeshjes. Pika e grumbullimit është caktuar te "Old Irish Pub" në Helsinki.
Sipas planit, po të shtunën më 3 tetor, në orën 12:00, tifozët do të nisen së bashku nga lokali drejt stadiumit. Aty Shqipëria do të përballet me Finlandën.
Federata fton të gjithë mbështetësit shqiptarë që ndodhen në Helsinki t'i bashkohen grupit në pikën e takimit. Ajo kërkon mbështetje të vazhdueshme për ekipin kuqezi gjatë gjithë ndeshjes, në mënyrë korrekte dhe me respekt të plotë për rregullat e stadiumit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.