ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kodi i Procedurës Penale pritet të ndryshojë në 105 nene, me ndërhyrje që prekin nga masat e sigurisë dhe paraburgimi,

Qeveria ka propozuar ndryshime të gjera në Kodin e Procedurës Penale. Paketa prek 105 nene dhe sjell risi të rëndësishme në disa drejtime kyçe. Ndërhyrjet përfshijnë masat e sigurisë, përfshirë paraburgimin, të drejtat e palëve në hetim dhe gjykim, si dhe rregullat për provat dhe administrimin e tyre. Po ashtu rishikohen seanca paraprake, parimi i prezumimit të pafajësisë, publiciteti i seancave dhe mbrojtja e të dhënave personale.
Sipas draftit të ri të prezantuar nga ekzekutivi, për veprat penale që parashikojnë dënim maksimal nën pesë vjet nuk do të jepet masa e “arrestit në burg”. Përjashtim nga qelia parashikohet edhe për kategori të tjera vulnerabël. Në burg nuk do të dërgohen gratë shtatzëna, nënat që kanë fëmijë nën 6 vjeç dhe baballarët që kujdesen të vetëm për fëmijët.
Një tjetër risi është transmetimi i drejtpërdrejtë i seancave gjyqësore. Kjo do të bëhet e mundur me kërkesë të palëve në proces.
Kryeministri Edi Rama u ndal gjerësisht te çështja e paraburgimit. Ai e quajti “cenim të dinjitetit kombëtar” faktin që Shqipëria, sipas tij, është kthyer në “delja e zezë e Europës” për shkak të numrit të lartë të të paraburgosurve. Sipas Ramës, heqja e lirisë duhet të mbetet zgjidhja e fundit. Çdo kufizim i lirisë personale, tha ai, duhet të argumentohet bindshëm nga gjykata.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.