ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kuvendi ka reaguar pas anulimit të seancës së sotme plenare për shkak të protestës studentore që shënon sot ditën e

Kuvendi ka reaguar pas anulimit të seancës së sotme plenare për shkak të protestës studentore që shënon sot ditën e tretë në kryeqytet.
Në deklaratën e Kuvendit shkruhet se seanca e sotme që u anulua do të mbahet të enjten e javës së ardhshme.
Njoftimi i plotë:
“Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për t’u zhvilluar sot, më datë 15.10.2026, do të zhvillohet ditën e enjte, datë 22.10.2026, në orën 10:00, me të njëjtin rend dite, në zbatim të Urdhrit nr. 63, datë 15.10.2026, të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi.
Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat do ta marrin sinjalin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe në faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.