ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
“Shqipëria avancon në procesin e integrimit europian, por ritmi i mbylljes së kapitujve të negociatave ngre pikëpyetje mbi peshën që

“Shqipëria avancon në procesin e integrimit europian, por ritmi i mbylljes së kapitujve të negociatave ngre pikëpyetje mbi peshën që po i kushton Bashkimi Europian reformave.”
Kështu u shpreh ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, në emisionin “Real Story”, duke argumentuar se zhvillimet gjeopolitike po ndikojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Ukrainës.
Deklaratat e tij vijnë pas Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të zhvilluar sot në Luksemburg, ku u formalizua mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.
Bimo ngriti gjithashtu shqetësime për zbatimin e reformave, funksionimin e institucioneve dhe përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë ndaj qytetarëve.
“Vrulli i europianëve për të integruar Shqipërinë, Malin e Zi dhe Ukrainën është më shumë për t’iu kundërvënë SHBA-ve, që ne nuk jemi drejt zhdukjes. Nuk po i intereson shumë se çfarë po ndodh me reformat. BE po mbyll sytë.
Është shumë mirë që ne po avancohemi. Rrethanat gjeopolitike në favor të Shqipërisë. Janë gjëra shumë të thjeshta që duhen bërë, dhe që duhet pak vëmendje.
Kam shumë respekt për policisë, por para se të vënë gjobë marrin 7 herë në telefon mua më vjen shumë turp kur e shikoj. Drejtësia e pavarur kur jep vendime që janë katërçipërisht në kundërshtim me ligjin, nuk ka drejtësi të pavarur, drejtësia duhet t’u përgjigjet qytetarëve”, tha Roland Bimo.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.